Përballje shqiptare sonte në finale të Kupës së Italisë

  • 15 May 2019 - 13:07
Përballje shqiptare sonte në finale të Kupës së Italisë

Sonte në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës ndërmjet Atalantas dhe Lazios

Atalanta dhe Lazio do të përballen në mes vete sonte, në ndeshjen finale të Kupës së Italisë.

Këto dy skuadra janë treguar më të suksesshme në këtë kompeticion, ndërsa do ta kërkojnë këtë trofe të çmueshëm në duelin që do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Skuadra e trajnerit Gasperini në gjysmëfinale e eliminoi Juventusin, kurse ajo e trajnerit Inzaghi ishte më e mirë se Milani.

Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve në Serie A fundjavën që shkoi dhe janë të motivuara për ta fituar ndeshjen e sezonit.

Lazios do t’i mungojnë Valon Berisha e Riza Durmishi, ndërsa në fushë do ta shohim shqiptarin tjetër, Thomas Strakosha. 

Nëse ndeshja përfundon baras, do të luhen vazhdimet e më pas eventualisht do të shkohet në penallti. Ky takim fillon në orën 20:45.

Fituesi i Kupës së Italisë shkon në Europa League, por këto dy ekipe po e synojnë Championsin përmes Serie A.

(Kosova Sot Online)