Ronaldinho mbetet pa pasaportë, Gjykata s’e lejon të dalë jashtë Brazilit

  • 15 May 2019 - 13:12
Ronaldinho mbetet pa pasaportë, Gjykata s’e lejon të dalë jashtë Brazilit

Një gjykatë në Brazil ka vendosur që ta mbrojë vendimin për konfiskimin e pasaportave të ish-fituesit të Kupës së Botës, Ronaldinhos, dhe vëllait të tij, Assis Moreiras.

Trupi gjykues në Gjykatën Supreme të Drejtësisë në Brazil vendosi të martën se ish-ylli i Barcelonës nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë për shkak të problemeve ligjore që i ka. 
Ronaldinho ende ka të drejtë ta apelojë këtë vendim. Pasaporta e tij u konfiskua në nëntor, për shkak se nuk i kishte paguar 2.1 milionë dollarë për shpenzimet e këtij procesi gjyqësor.

Procesi gjyqësor lidhet me ndërtimin kundërligjor të një platforme për peshkim dhe vendi pune në brigjet Guaiba në vendlindjen e tij, Porto Alegre, në vitin 2015.

Ronaldinho nuk kishte licencë mjedisore për të ndërtuar në atë regjion.
 

Image




(Kosova Sot Online)