PSG nxjerr në shitje Buffon

  • 15 May 2019 - 13:28
PSG nxjerr në shitje Buffon

Gabimet ndaj Manchester United duket se i kanë kushtuar shtrenjtë portierit italian, Gianluigi Buffon.

Ish-gardiani i Juventusit është në skadencë kontrate në fund të këtij sezoni dhe sipas "La Repubblica" PSG nuk i ka ofruar kontratë.

Kjo mund ta detyrojë Buffon që të varë dorezat mbi gozhdë, ose të mendoj për të vijuar karrierën në një tjetër kampionat.

Kujtojmë që Buffon sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 41-të dhe pensionimi shihet si alternativa e vetme për të.

(Kosova Sot Online)