Man City e huazon Muriçin?

  • 15 May 2019 - 13:35
Man City e huazon Muriçin?

Arijanet Muriç mund të huazohet gjatë kësaj vere në një ekip tjetër pasi nuk po gjen hapësira në ekipin e Pep Guardiolës. Manchester City po mundohet ta zgjedh opsionin më të mirë për portierin shqiptar.
 

Manchester City po mendon ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Arijanet Muriçin për sezonin e ardhshëm.
Portieri shqiptar nuk pati hapësira të mjaftueshme në ekipin e Pep Guardiolës sezonin që shkoi dhe kampioni i ri i Anglisë nuk dëshiron ta “djeg” portierin me perspektivë, shkruan portali britanik “The Samford Crimson”.
 

Image

Duke e pasur parasysh se portieri Ederson është i pakonkurrencë, portieri shqiptar nga Mali i Zi do të kishte përsëri shumë pak hapësira në “Etihad Stadium” edicionin e ardhshëm. 

Të vetëdijshëm për këtë fakt, “Citizens” po planifikojnë ta huazojnë gjigantin e portës, i cili shkëlqeu me Përfaqësuesen e Kosovës që kur iu bashkua asaj në vitin 2018.

20 vjeçari nuk e pati rastin të luante në Premierligë, por iu dha rasti në disa ndeshje në Kupën e Anglisë.
 

Image

Prandaj, sezonin e ardhshëm ka gjasa që ai të huazohet në një ekip më mesatar, ku do ta kishte mundësinë të ketë vazhdimësi duke mbrojtur rregullisht.


(Kosova Sot Online)