Ku po i shpenzojnë parat klubet tona të fituara nga UEFA?

  • 15 May 2019 - 14:58
Ku po i shpenzojnë parat klubet tona të fituara nga UEFA?

Për nivelin e futbollit kosovar, paratë e fituara nga UEFA për pjesëmarrje në gata evropiane sipas analistëve cilësohen bukur të mëdha. 400 mijë euro merr kampioni, derisa fituesi i Kupës varësisht edhe nga rezultatet në Ligën e Evropës merr deri 300 mijë minimumi.

Megjithatë, ajo që bie në sy, këto para të fituara ose nuk janë duke ditur të shpenzohen ose lë dyshime për keqpërdorime, kjo pasi ato klube që po dalin në Evropë, vitin tjetër po dështojnë në kampionat.

Trepça’89 ishte skuadra e parë që përfaqësoi Kosovën në garat e Ligës së kampioneve, por ja që sivjet kjo skuadër po lufton për ekzistencë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dritën e Gjilanit e cila vjet mori pjesë në Ligën e kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe fitoi bukur shumë por sivjet ka mbetur pa asnjë trofe.

Image

Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Shpëtim Babaj, nuk ka dashur të hyjë andej nëse parat nuk po dinë të shpenzohen apo po keqpërdoren, por ka thënë se klubet tona duhet ta marrin shembull Skënderbeu dikur dhe tash Partizanin, sesi arritën ta krijojnë një skuadër të madhe që janë shumë rivalizues në Evropë.

“Mënyra se si i shpenzojnë paratë klubet tona, e din ata më së miri dhe unë nuk kam çfarë të komentojë. Për të ardhur te suksesi, është shumë e thjesht pasi pasqyrën e kanë afër aty, pra fillimisht ta shikojnë Skënderbeun e tash Partizanin ku ndërtimin e ekipit ja ka besuar drejtorit sportiv dhe trajnerit.

Skënder Gega pasi fitoi titullin me Partizanin deklaroi se e falënderon presidentin që e ka mbështetur dhe që i ka lënë të punojnë qet dhe që presidentin për 9 muaj nuk e ka takuar më shumë se 3 herë, kurse tek ne... e dimë të gjithë si shkon”, ka thënë për “Kosova Sot Online”, Shpëtim Babaj, duke folur më pas për situatën që po kalon Trepça’89.

Image

“Trepça 89 doli kampion ndërsa këtë vit po lufton për mbijetesë pasi që ka bërë shumë transferime të gabuara dhe i ka liruar lojtarët që ka dalë kampion dhe mendoj që është një gabim shumë i madh pasi që lojtarët që kanë dalë kampionë u patën ambientuar mirë dhe në atë kohë janë mësuar edhe me presionin edhe me nivelin e Ligës”, ka vlerësuar Babaj për “Kosova Sot Online”

“Sa i përket Dritës, kjo skuadër ka bërë gabime njësoj sikurse Trepça’89, por ndoshta edhe gabime më të mëdha, pasi lojtarët që kanë dalë kampionë është dashur që t’i mbaj dhe të përforcohet edhe me 3-4 lojtarë dhe atë me lojtarë cilësorë e jo me alternativa”, vlerësoi Babaj duke dhënë një kritik të madhe në menaxhim të skuadrës.

Image

“Po e përsërisë të njëjtën gjë për të disatën herë që klubi (presidenti ) duhet t’i vendosin objektivat e klubit dhe të ketë drejtorin sportiv dhe stafin por që t’ua besojë ndërtimin e ekipit dhe në fund të sezonit të ulën dhe të analizojnë bashkë sezonit, e jo të ndërrohen trajnerët vazhdimisht”, përfundoi Shpëtim Babaj.

(Kosova Sot Online)