Tre gjigantë evropianë e duan transferimin e Insignes

  • 15 May 2019 - 15:18
Tre gjigantë evropianë e duan transferimin e Insignes

Lorenzo Insigne me shumë gjasë do të largohet nga Napoli me të përfunduar sezoni 2018/19 në Serie A, ndërsa ka pranuar oferta nga tri klube të mëdha evropiane.

Corriere della Sera raporton se rivalët e napolitanëve si, Milani dhe Interi, e duan transferimin e sulmuesit italian me t’u hapur afati kalimtar në këtë verë. 

Përveç dy skuadra nga qyteti i Milanos, interesim për Lorenzo Insignen ka shprehur edhe Atletico Madrid, që ka shikuar nga afër disa paraqitje të tij në këto ndeshjet e fundit.

Image

Skuadra spanjolle thuhet se është e gatshme të paguajë rreth 55 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit italian, por që Napoli kërkon hiq më pak se 80 milionë.
Milani dhe Interi, janë të gatshëm që të ofrojnë një pjesë të shumës dhe një lojtar për ta kompletuar marrëveshjen, por rivali i tyre i ligës kërkon vetëm të holla për të arritur marrëveshje.

(Kosova Sot Online)