Film për jetën e Schumacher-it, pamje tronditëse nga drama e pilotit pas aksidentit

  • 15 May 2019 - 15:21
Film për jetën e Schumacher-it, pamje tronditëse nga drama e pilotit pas aksidentit

Kurioziteti për shëndetin dhe jetën e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, sapo vjen e po shtohet. Afërsisht 6 vjet pas atij aksidenti të tmerrshëm që pësoi gjermani, gjendja e tij shëndetësore, ende nuk është sqaruar për publikun.

Image

Mjekët dhe familjarët në asnjë moment nuk kanë dhënë një informacion të saktë dhe preciz, për Schumacher dhe hamendësimet janë të shumta.

Situata duke se ka ndryshuar disi dhe familja e legjendës së Formula 1, ka lejuar që të xhirohen disa pamje brenda shtëpisë së tyre. Kjo për arsye se do të realizohet një film për Schumacher, i cili pritet të transmetohet në 5 dhjetor, sipas asaj që raportojnë mediat e huaja.

Subjekti i filmit do të jetë jeta e gjermanit, duke nisur jo vetëm nga momentet më të vështira, por më herët.

(Kosova Sot Online)