Zbulohet skuadra e Feronikelit që zbret në fushë ndaj Llapit

  • 15 May 2019 - 15:54
Zbulohet skuadra e Feronikelit që zbret në fushë ndaj Llapit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të javës së 32-të në Ipko Superligës e Kosovës në mes të Llapit dhe Feronikelit. Llapjanët do ta presin skuadrën nga Drenasi në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen që filloi në ora 16:00, e që pritet të ketë një shikueshmëri tejet të lartë.

Llapi tashmë është jashtë garës për titull, pas humbjes që pësoi në xhiron e kaluar nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u mposhtur 1:0.

Feronikeli është lider i Ipko Superligës së Kosovës, derisa ka grumbulluar 74 pikë, por që rivalizohet për titull nga bardheklatërit, që janë pas tyre me vetëm dy pikë diferencë.

Image

(Kosova Sot Online)