Brenda tre minutave shënohen dy gola në derbin Llapi – Feronikeli

  • 15 May 2019 - 16:27
Brenda tre minutave shënohen dy gola në derbin Llapi – Feronikeli

Janë shënuar dy gola të shpejtë në derbin mes KF Llapit dhe KF Feronikelit.
 

Po vazhdon të zhvillohet një ndeshje shumë interesante në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Feronikeli në minutën e 19’ të takimit kaloi në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Arbër Prekazi, pas një gabimit të portierit Afrim Ademi.

Dy minuta më vonë, Llapi arriti barazimin. 

Ahmed Jonuzi fitoi një penallti, të cilën në gol e ktheu Festim Alidema.

(Kosova Sot Online)