Liverpooli dhe Tottenhami në garë për sulmuesin e La Ligës

  • 15 May 2019 - 16:44
Liverpooli dhe Tottenhami në garë për sulmuesin e La Ligës

Liverpooli dhe Tottenhami janë duke përgatitur finalen e Ligës së Kampionëve, por njëkohësisht kanë nisur planet për merkaton e verës.

“The Guardian” raporton se të dyja skuadrat angleze, janë të interesuara për sulmuesin e Selta Vigos, Maksi Gomez.

Uruguajani është 22-vjeç dhe luan si pykë. Këtë sezon me Selta Vigon, ai ka shënuar plot 13 gola dhe ka dhuruar 5 asist. Edhe pse skuadra e tij po mundohet të mbijetojë në elitë, Gomez po bën paraqitje të mira.

Image

Do të jetë një garë interesante kjo mes klubeve angleze, të cilat do të duhet të derdhin në arkat e klubit spanjoll një shumë prej afro 30 milionë eurosh.

(Kosova Sot Online)