Interi ofron 40 milionë euro plus dy lojtarë për talentin italian

  • 15 May 2019 - 16:53
Interi ofron 40 milionë euro plus dy lojtarë për talentin italian

Inter e ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurove plus dyshen Yann Karamoh dhe Zinho Vanheusden për anësorin e talentuar të Fiorentinës, Federico Chiesa.
Sipas Corriere dello Sport, 21-vjeçari është synimi numër një i zikaltërve për afatin kalimtar veror.

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, kërkon t’ia rrëmbejë Chiesan Juventusit, kampionit italian që tashmë ka bërë ofertë për të, po ashtu.

Karamoh është përfaqësues i Kombëtares së Francës U-21 dhe këtë sezon e ka kaluar si lojtar i huazuar te Bordeaux. 

Vanheusden, ndërkohë, është qendërmbrojtës belg, dhe momentalisht po rikuperohet nga operimi në gju, edhe pse do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)