Kush sipas Toverlanit po mendon që në Kosovë nuk dimë dhe nuk e kuptojmë futbollin?

  • 15 May 2019 - 17:41
Kush sipas Toverlanit po mendon që në Kosovë nuk dimë dhe nuk e kuptojmë futbollin?

Jemi në finish të kampionatit të Kosovës në futboll, kampionat ky që me të drejtë po cilësohet i jashtëzakonshëm dhe tejet dramatik. Pas humbjes së Llapit javën e kaluar, në luftë për titull kanë mbetur vetëm dy skuadra Feronikeli e Prishtina. Garë tejet e paqartë dhe e nxehtë është duke u zhvilluar edhe sa i përket shmangies së barazhit.

Image

Kjo edhe është arsyeja pse analistët këtë kampionat po e cilësojnë si tejet joshës, por assesi nuk e vlerësojnë edhe si cilësor.

Njëri nga trajnerët me të trofeshëm në vendin tonë, Afrim Tovërlani në një bisedë për “Kosova Sot Online”, ka thënë se gara është joshëse por janë bërë shumë gabime në futbollin tonë, me theks të veçantë me investimet në lojtarë dhe trajnerë të huaj, ku disa erdhën këtu me synim se ne as nuk dimë e as nuk e kuptojmë futbollin.

Image

“E para mendoj se është një kampionat mjaft i mirë e sidomos pranvera që ka sjell rivalitet të madh për titull dhe barazh”, ka thënë në fillim të bisedës për “Kosova Sot Online” Afrim Tovërlani duke folur më pas edhe për punën që është bërë në disa klube.

 

“Investime ka pasur por nuk kanë qenë të qëlluara. Kanë ardhur futbollistë që janë paguar mjaft shumë dhe nuk i kanë arsyetuar ardhjet e tyre, duke menduar se në Kosovë nuk dinë dhe nuk kuptojnë nga futbolli”, vlerësoi ish trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani duke folur më pas për nivelin e futbollit.

Image

“Sa i përket ngritjes, nuk ka pasur nga viti i kaluar dhe mendoj se na duhet shumë punë e planifikuar për ngritje të cilësisë dhe transferime më cilësore. Ndeshjet e fundit do të luhen vetëm për pikë dhe nuk do t’i interesojë askujt loja e mirë e që edhe është e kuptuar sepse nga rezultatet e dy ndeshjeve të fundit varet i gjithë kampionati”, ka përfunduar “Toki”.

(Kosova Sot Online)