Tottenham shpërngulet në Spanjë

  • 15 maj 2019 - 18:11
Tottenham shpërngulet në Spanjë

Pas dy ditësh pushim, skuadra e Tottenham do të nisë përgatitjet për finalen e Champions League, ku më 1 qershor do të luajë ndaj Liverpool në derbin britanik. Kjo finale do të luhet në Madrid, ndaj skuadra londineze ka vendosur që dy javët në vijim të stërvitet në Spanjë, ku ekipi do të nisë nesër përgatitjet për finalen e madhe.

Gjithsesi, sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, trajneri Mauricio Pochettino do të jetë sy e veshë nga Londra, në pritje të lajmeve nga infermieria. Jan Vertonghen, Harry Winks dhe Harry Kane janë ende të dëmtuar dhe janë në dyshim për finalen e 1 qershorit. Ndërkohë që është rikthyer në dispozicion të trajnerit Victor Wanyama.

“Do të monitorojmë situatën e çdo lojtari, me shpresën që ata të jenë gati për ndeshjen më të madhe të historisë. Unë shpresoj t’i kem të gjithë në dispozicion, nëse jo do të përgatitemi e luajmë si gjithnjë. Gjatë këtyre dy javëve duhet të jemi sa më natyralë, por kjo stërvitje në Spanjë nuk do të jenë pushime. Do të përgatitemi për çdo situatë”, tha Pochettino.

(Kosova Sot Online)