Prishtina siguron finalen e madhe, a mund t’i ndodh ajo që i ndodhi me Dritën?

  • 15 May 2019 - 18:22
Prishtina siguron finalen e madhe, a mund t’i ndodh ajo që i ndodhi me Dritën?

Prishtina ka arritur që ta mposht në shtëpi edhe Trepçën ’89 me rezultat 3:0. Kjo fitore e mban Prishtinën në vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Feronikeli.

Ndeshja e fundit e cila do të zhvillohet në Drenas ndërmjet Feronikelit e Prishtinës do ta vendos titullin e kampionit.

Të kujtojmë se edhe vitin e kaluar Prishtina ishte në të njëjtën situatë ku u ndesh me Dritën në Pejë dhe vetëm fitorja e bënte kampion por nuk ia doli. Se a do ta ketë fatin e keq edhe në Drenas sic e kishte në Pejë, mbetet të shihet.

(Kosova Sot Online)