Batatina: Llapi do ta ketë një stadium si ai i Barcelona-s, ndërsa për titull dikush tjetër as mos të ëndërrojë

  • 15 May 2019 - 18:44
Batatina: Llapi do ta ketë një stadium si ai i Barcelona-s, ndërsa për titull dikush tjetër as mos të ëndërrojë

Llapi ka pësuar humbje në fushën e vetë ndaj Feronikelit, por trajneri i saj Tahir Batatina u përkujdes edhe njëherë për deklarata bombastike. Ai ka thënë se Llapi do ta ketë një stadium si ai i Barcelona-s, derisa për titull dikush tjetër as mos të ëndërrojë.

“Tifozët llapjanë e dinë shumë mirë karakterin tim, sezonin e ardhshëm do të shihni një stadium komplet të ri, pasi do të përfundojnë punimet, do të jetë si “Camp Nou”. Llapi do të luftojë për titull të kampionit dhe për daljen në Evropë, asnjë futbollistë nuk do të largohet pasi kam biseduar me ta dhe e kam parë se duhet t’i bëjmë dy apo tri përforcime”, ka thënë Batatina.

(Kosova Sot Online)