Katër ndeshje tri kurdisje në Kosovë, “marre, marre”

  • 15 May 2019 - 19:56
Katër ndeshje tri kurdisje në Kosovë, “marre, marre”

Katër ndeshje – tri kurdisje. Ky është rezultati i ndeshjeve të zhvilluara sot në javën 32 të Ipko Superligës.

Kampionati tejet interesant dhe i rregullt u prish me ndeshjet e sotme. Nga katër takimet, tri të tilla përfunduan me marrëveshje të skuadrave, edhe pse kjo ëshë e vështirë të konfirmohet por këto rezultate ishin paraparë para ndeshjeve dhe ashtu doli.

Drenica dhe Ballkani u mbyll 1:1, dhe vetëm barazimi i shpëtonte të dy skuadrat, marrë parasysh se në ndeshjet e fundit marrin pikët e plota ndaj Lirisë dhe Dritës.

Tifozët e Drenicës nuk e kapërdinë lehtë marrëveshjen. Ata brohoritnin “marre, marre”, madje aq brohoritmat e tyre dëgjoheshin edhe në transmetimin Live të ndeshjes në TV dhe në radio.

Llapi nuk ishte shumë i interesuar për të mundur Feronikelin, nga të cilët humbi 3:1, kurse Drita luajti me ekipin e dytë për t’ia dhuruar tri pikët jetike Flamurtarit.

Të gjitha këto rezultate i shkuan në dëm Trepçës ’89 dhe Gjilanit që pritet të luajnë në barazh.

(Kosova Sot Online)