Tuchel shënjestron sulmuesin e Liverpool

  • 15 maj 2019 - 21:40
Tuchel shënjestron sulmuesin e Liverpool

Kampionët e francës, PSG janë të interesuar të nënshkruajën këtë merkato vere me sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino. Braziliani ka qenë një nga protagonistët kryesorë dhe më të rëndësishëm te skuadra e Jurgen Klopp që nga transferimi i tij në 2015 nga Hoffenheim.

Sipas raportimeve të “BBC Sport”, Thomas Tuchel ka hedhur shikimin e tij mbi sulmuesin Brazilian, ndonëse “Të Kuqtë” nuk do të merrnin në konsideratë asnjë ofertë.

Firmino është konfirmuar si një prej sulmuesve më të mirë në të gjithë Europën, dhe bashkë me Sadio Mane e Mo Salah kombinojnë për të krijuar sulmin vrastar.

Nëse braziliani do të jetë në formë, sipas të gjitha gjasave ai do të jetë zgjedhje e parë e Klopp për finale e Champions League ndaj Tottenham, pavarësisht paraqitjes heroike të Divock Origi, protagonist kryesor në përmbysjen e Barcelonës.

Një kërkesë e domethënëse kjo e Tuchel me PSG që në reaprtin e sulmit ka luksin e zgjedhjes, me Edison Cavani, Neymar dhe Kylian Mbappe që formojnë një treshe të frikshme.

(Kosova Sot Online)