Pamje: Trajneri serb e humb toruan, e sulmon tifozin para finales së Kupës së Italisë

  • 15 May 2019 - 23:26
Pamje: Trajneri serb e humb toruan, e sulmon tifozin para finales së Kupës së Italisë

Trajneri serbi i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ka tentuar ta sulmojë një tifoz i cili e kishte ofenduar, por u ndalua nga policia italiane që reagoi shpejt.

Trajneri serb ishte pranë stadiumit Olimpico në Romë, ku po shkonte për ta parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë mes ish-klubit të tij, Lazios dhe Atalantës.

Tifozët ultras të Lazios dhe policia ishin përleshur para ndeshjes afër stadiumin, sipas mediave italiane.

Mihajlovic po ecte drejt stadiumit kur një përkrahës bëri komente raciste ndaj tij, duke e nxitur serbin të reagojë ashpër.

Ai vrapoi drejt tifozit për ta konfrontuar atë, por u ndal fizikisht nga policia italiane.

(Kosova Sot Online)