Çfarë do të ndodhë me Shaqirin në Liverpool sezonin tjetër?

  • 16 May 2019 - 09:06
Çfarë do të ndodhë me Shaqirin në Liverpool sezonin tjetër?

Faqja e tifozëve të Liverpoolit, Rousing the Kop, e ka publikuar një artikull, ku flitet për atë që do e sjellë e ardhmja për Xherdan Shaqirin te “The Reds”.

Xherdan Shaqiri do të shpresojë se do të luajë për më shumë minuta sezonin tjetër, edhe nëse kjo do të thotë se do të inkuadrohet nga banka rezervë. Kjo pasi që përfaqësuesi zviceran është lënë jashtë ndeshjeve shpeshherë këtë sezon, shkruan Rousing the Kop.

I transferuar për vetëm 13 milionë funta, pasi Liverpooli e aktivizoi klauzolën e tij të largimit nga Stoke City, pas rënies nga Premierliga, Shaqiri ka qenë i shkëlqyeshëm nëse jo pak i nënvlerësuar këtë sezon.

27-vjeçari iu bashkua “The Reds” përafërsisht në të njëjtën kohë kur Riyah Mahrez u transferua në Manchester City për 60 milionë funta. Që të kanë kaluar nëpër një sezon të ngjashëm, duke mos e pasur besimin e trajnerit për shumicën e ndeshjeve.

Mahrezi ka qenë i përfshirë në 22 gola në pothuajse 1800 minuta, ndërsa Shaqiri ka qenë i përfshirë në 17 gola në vetëm pak mbi 1300 minuta lojë. Mahrezi mund të ketë shënuar më shumë, por ai gjithashtu i kushtoi Cityt 47 milionë funta më shumë.

Për Liverpoolin, Shaqiri është opsioni i përsosur për skuadrën e tij, pasi që ai garanton më shumë përfshirje në gola – gol apo asist çdo 76 minuta lojë në krahasim me 82 minuta për gol apo asist të Mahrezit – si dhe kushtoi më pak.

Ish-anësori i Bayern Munichut do të shpresojë se do të luajë rreth 200 minuta sezonin tjetër dhe nëse “The Reds” performojnë më mirë në dy kupat e Anglisë, FA Cup dhe League Cup, sezonin tjetër, ai mund ta arrijë këtë qëllim.

Ashtu si e dëshmoi kundër Barcelonës javën e kaluar, Shaqiri është i aftë që t’i dëmtojë klubet më të mira në botë. Ky është një lajm i mirë për Kloppin, në raste se Mohamed Salahu apo Sadio Mane lëndohen.

(Kosova Sot Online)