Feronikeli njofton rreth shitjes së biletave ndaj Prishtinës

  • 16 May 2019 - 09:11
Feronikeli njofton rreth shitjes së biletave ndaj Prishtinës

Feronikeli dhe Prishtina kanë para tyre edhe 90 minuta për të përcaktuar kampionin e ri të Kosovës në futboll.

Nikli do të jetë nikoqir i skuadrës prishtinase më 19 maj (e diele), me fillim prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

E duke parë interesimin e madh të tifozëve, vendasit tashmë kanë nisur shitjen e biletave, e cila një e tillë kap shifrat e pesë eurove.

Image

Ndër të tjerash, zigjelbërit kanë informuar se një person më së shumti dy bileta mund t’i blej për ndeshjen e fundit kampionale.

Këto janë disa informatat rreth biletave, për këtë ndeshje:

Biletat do të shiten në Restaurant Dijamant, në Drenas, çdo ditë, prej orës 10:00 – 15:00 (për harxhimin e sasisë së biletave do të njoftoheni me kohë).

Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara).

Askush nuk do të lejohet të futet në stadium pa biletë, pa dallim.

Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes ( në ora 15:00) prandaj lusim të gjithë që të vijnë me kohë.

Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborrin e stadiumit.

Çmimi për një biletë është 5 EURO.

Një person mund ti blejë maksimumi deri në 2 (dy) bileta.

Për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendit të limituar (shkaku i punimeve në pjesët tjera të tribunave), ju lusim të gjithëve për mirëkuptim! 

(Kosova Sot Online)