Vëllai i Dybalas, Gustavo: Paulo ka gjasa që të largohet nga Juventusi

  • 16 May 2019 - 09:28
Vëllai i Dybalas, Gustavo: Paulo ka gjasa që të largohet nga Juventusi

Vëllai i Paulo Dybalas, Gustavo njoftoi se “ekziston një mundësi e mirë që lojtari ta lë Juventusin, pasi ai ka nevojë për një ndryshim”.

La Joya është ka startuar lojën duke qëndruar në stol disa herë këtë sezon dhe është raportuar se Max Allegri e ka vënë atë në listën e shitjes.

Duket se ndjenja është e ndërsjellë, siç pranoi Gustavo Dybala në një intervistë për radio emisionin argjentinas, Futbolemico.

Image

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Po, ka mundësi të mirë që të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim “, tha vëllai i tij.

“Nuk mund të them se ku do të shkojë, por ka një shans të fortë që Paulo të largohet. Sigurisht që nuk është i lumtur në Itali. Paulo nuk është i vetmi, pasi ka shumë lojtarë te Juve që nuk janë disponim të mirë”, tha Gustavo.

Ai më tutje insistoi se sulmuesi nuk ka pasur kurrë probleme me Cristiano Ronaldon, por më tepër ka pasur bashkëpunim mes argjentinasit dhe portugezit.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 126 paraqitje për italianët duke shënuar 57 gola në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)