Real Madrid ua tregon derën 14 futbollistëve

  • 16 May 2019 - 09:41
Real Madrid ua tregon derën 14 futbollistëve

Real Madrid po përgatitet për një revolucion gjatë merkatos së verës duke tentuar të afroj futbollist si Hazard dhe Paul Pogba.

Por para se këtij të vijnë, Mbretërit po përgatisin valixhet për 14 futbollist që nuk kanë vend në skuadër.

Sipas “Marca”, i pari që do të largohet është futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga Real Madrid, Gareth Bale.

Zidane i ka treguar uellsianit që nuk është më në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Futbollistët e tjerë që nuk do të veshin më fanellën e Real Madrid janë:

Jesus Vallejo, Sergio Reguilón, Theo Hernandez, Dani Caballos, Marcos Alonso, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Martin Odegaard, Isco, Lucas Vasquez, Brahim Diaz, Mariano Diaz dhe Oscar Rodriguez.

Disa nga futbollistët e lartcekur kanë qenë të huazuar në skuadra tjera për një sezon ose më shumë. 

(Kosova Sot Online)