Lëndohet super lojtari i Chelseat, do të mungojë në finalen e Europa Leagues

  • 16 May 2019 - 10:10
Lëndohet super lojtari i Chelseat, do të mungojë në finalen e Europa Leagues

Ruben Loftus-Cheek mund të humbasë finalen e Europa League – pas një lëndimi gjatë miqësores së Chelseas në SHBA të mërkurën mbrëma.

Mesfushori u largua në pjesën e dytë të fitores 3-0 ndaj New England Revolution në stadiumin Gillette – pas një problemi në kyçin e këmbës,.

Ai u largua nga stadiumi në paterica dhe me një mburojë në këmbën e majtë – mes frikës që ai ka pësuar dëmtime ligamentesh.

Tani frika më e keqe e Sarrit është realizuar, pasi Loftus-Cheek është në dyshim të madh për finalen.

Image

 

(Kosova Sot Online)