A po largohet Piatek? – Milan merr vendim për të ardhmen e tij

  • 16 May 2019 - 10:55
A po largohet Piatek? – Milan merr vendim për të ardhmen e tij

AC Milan kanë marrë një vendim për të ardhmen për sulmuesin e tyre Krzysztof Piatek.

Ylli polak arriti në Milano nga Genoa për shumë 30 milionë euro – ai e nisi sezonin shumë fuqishëm dhe shënoi shtatë gola në pesë ndeshjet e para për rossonerët.

Korrespondenti i Calciomercato.com, Fabrizio Romano e kupton se AC Milan e sheh Piatekin si një lojtar të paprekshëm dhe nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë që paraqet largimin e sulmuesit.

Edhe nëse ofertat nga jashtë sillen prej 50 deri në 55 milionë euro – Milan do t’i refuzojë ato pasi ndjen se Piatek është i pazëvendësueshëm për ‘rosonerët’.

(Kosova Sot Online)