Nuk ka më dyshime, Manchester City do të dënohet nga UEFA

  • 16 May 2019 - 11:18
Nuk ka më dyshime, Manchester City do të dënohet nga UEFA

Mançester Siti duket se do të dënohet për shkak të rregullave të vendosur nga UEFA për sa i përket “Fair Play” financiar. Çështja tashmë do të kalojë në duart e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve.

Këta të fundit do të vendosin për dënimit që do të marrin kampionët e Anglisë, ku rrezikon edhe përjashtimin e Europës për një sezon. Uefa, në deklaratën e lëshuar pak më parë sqarons e nuk do të këtë më njoftime të tjera deri në një vendim përfundimtar për sa i përket kësaj çështjeje.

Për këtë reagoi menjëherë edhe klubi. “Mançester Siti është i zhgnjyer, por fatkeqësisht nuk është i befasuar nga kërkesa, megjithëse rrjedhjet e mediave tregojnë se si ndodhi gjyqi. Akuzat për parregullsi financiare janë të rreme “

(Kosova Sot Online)