Dukagjini apo Besa? Kush i bashkangjitet Vushtrrisë në Superligë për edicionin 2019/2020

  • 16 May 2019 - 11:38
Dukagjini apo Besa? Kush i bashkangjitet Vushtrrisë në Superligë për edicionin 2019/2020

Edhe pse Dukagjini llogaritej favorit, Besa një xhiro para fundit ka kaluar në pozitën e dytë.

Skuadra pejane pas një viti duke garuar në Ligën e Parë, pritet të rikthehet në elitë, megjithëse i duhet të fitojë në ndeshjen e fundit.

Ekipi nga “Shahin Haxhiislami” në fundjavë udhëton drejt Hogoshtit për t’u përballë me Kikën, e cila praktikisht është në Ligën e Dytë.

Megjithatë, duhet pritur deri në fund, pasi vendasit mund edhe të befasojnë. Kjo sepse gjasat janë ende për t’i ikur rënies direkte, edhe pse varet edhe nga rezultatet tjera.

Dukagjini ndërkaq pritet të fitojë ndaj Drenasit që ka siguruar mbijetesën, por duhet të shpresojë edhe në një dështim eventual të pejanëve, përndryshe ngitjen një rang më të lartë të garave duhet ta kërkojë përmes barazhit.

(Kosova Sot Online)