Paris SG do të ‘luftojë’ me Barcelonën për Antoine Griezmann

  • 16 May 2019 - 11:40
Paris SG do të ‘luftojë’ me Barcelonën për Antoine Griezmann

Skuadra e Paris SG njofton se u takua me përfaqësuesit e Antoine Griezmann – përderisa milionerët po kërkojnë që ta mposhtin Barcelonën në këtë aspekt.

Sulmuesi ditë më parë ka konfirmuar se zyrtarisht do të largohet nga skuadra e Atleticos – ku ishte për plotë pesë vite pjesë e saj.

Barcelona ka qenë favoriti i gjatë për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Francën – megjithëse interesi i tyre u dobësua pasi Griezmann publikisht i fshihte ato duke zgjedhur të qëndronte me Atleticon.

‘L’Equipe’ raporton se Barcelona do të përballen me kundërshtar të ashpër nga PSG – ku thuhet se kampionët e Ligës 1 u takuan me përfaqësuesit e tij javën e kaluar.

Klauzola minimale e lirimit të Griezmann do të bjerë në 120 milionë euro më 1 korrik – me të cilën Barcelona dhe PSG mendohet të jenë të gatshëm të paguajnë për të.

(Kosova Sot Online)