Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit me kërkesë të veçantë për sponsorët e biletave për finalen e madhe

  • 16 May 2019 - 12:28
Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit me kërkesë të veçantë për sponsorët e biletave për finalen e madhe

Përkrahësit e Liverpool dhe Tottenham po u bëjnë thirrje sponsorëve t’ia kthejnë disa prej biletave të tyre në Ligën e Kampionëve – ose që ti lirojnë ato për tifozët që udhëtojnë për në Madrid për finalen e madhe.

Të dy klubet kanë marrë nga 16.613 bileta për takimi e 1 qershor – ku kapacitetin i stadiumit Wanda Metropolitano është 64.000 mijë – që do të thotë se kërkesa do të jetë më e madhe se oferta.

Rreth 22.300 bileta janë vënë në dispozicion të komitetit lokal organizativ të UEFA-s dhe të gjithë anëtarëve të saj.

Grupi i Liverpoolit – ‘Shpirti i Shankly’ (SOS) dhe Tottenham Hotspur ‘Trusters Trust’ (THST) kanë kërkuar nga sponsorët që t’i lirojnë biletat – që të mos e humbasin finalen e madhe.

(Kosova Sot Online)