Guardiola humb krahun e djathtë, ofertë e rëndësishme nga Franca

  • 16 May 2019 - 13:17
Guardiola humb krahun e djathtë, ofertë e rëndësishme nga Franca

Manchester City fiton për shkak të gjeniut të futbollit Pep Guardiola që ka krijuar një amsambël fantastik. Numri një i stolit ka pas vetes si zëvendëstrajner Mikel Artetën.

Ish-lojtari i Spanjës po ndjek hapat e parë si trajner dhe po mëso nga një prej trajnerëve më të mirë në botë.

Nisur nga përformancat e mira të Cityt, presidenti i Lyonit kërkon që të bindë spanjollin për ta marrë drejtimin e skuadrës për vitin e ardhshëm.

Trajneri aktual Bruno Genesio do të largohet në fund të sezonit, ndërsa presidenti i francezëve, Jean-Michel Aulas ka gjetur zëvendësuesin e tij.

L’Equipe shkruan se dy njerëzit që pritet ta zëvendësojnë janë Mikel Arteta ose zëvendëstrajneri i Atletico Madridit, Tiago Mendes. Ai punon nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone dhe ka tërhequr vëmendjen e klubit të Lyonit. 

(Kosova Sot Online)