De Jong: Mezi pres ta shoh Messin në stërvitje, do t’ia pasoj topin vetëm atij

  • 16 May 2019 - 13:50
De Jong: Mezi pres ta shoh Messin në stërvitje, do t’ia pasoj topin vetëm atij

Pasi e fitoi ligën dhe kupën e Holandës me Ajaxin, Frenkie de Jong mezi pret t’iu bashkohet bashkëlojtarëve të tij të ri në Barcelonë.

Klubi katalonas i pagoi 75 milionë euro për mesfushorin e talentuar holandez, plus 11 milionë të tjera bonus, pas një sezoni mbresëlënës me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe në Eredivisie.

“Mezi pres ta shoh Messin në stërvitje. Mendoj se do t’ia pasoj topin vetëm atij”, tha De Jong duke qeshur.

22-vjeçari u ka premtuar tifozëve të Barcelonës se nuk do ta lejojë presionin e të qenit lojtar i një klubi të madh të ndikojë në paraqitjet e tij.

“Nuk do ta ndryshoj veten time. Jam kureshtar të shoh sesi do të performoj atje dhe jam i etur të mësoj nga më të mirët”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)