Zyrtarët e Federatës së Bullgarisë të zhgënjyer me listën e kombëtares “anti-Kosovë”

  • 16 May 2019 - 14:01
Zyrtarët e Federatës së Bullgarisë të zhgënjyer me listën e kombëtares “anti-Kosovë”

Bullgaria ka publikuar listën e futbollistëve që i ka ftuar për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Tashmë janë publikuar emrat e 23 lojtarëve bullgarë që janë ftuar nga përzgjedhësi i ri, Krasimir Balakov.

Ky i fundit ka marrë kritikat e para sa i përket lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen me përfaqësuesen e Kosovës.

Presidenti i Slavias dhe një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bullgarisë – Ventsi Stefanov, shprehu zhgënjimin me disa lojtarë që janë ftuar në ekipin kombëtar.

“Një zhgënjim tjetër. Si është e mundur kjo? Interesat menaxheriale duket se po shërbejnë. Më duket se disa lojtarë kanë menaxher të njëjtë. Georgi Sarmov, Krum Stojanov dhe Kamen Hadzhiev do të luajnë? Dhe ky portier – Hristo Ivanov. Do t’i shesim ata në Evropë? Kjo është e pavlerë. Ata e quajnë Georgi Iliev të Detit të Zi. Pra, pse nuk e quajnë Georgi Petkov”, tha Stefanov për sportal.

Ndryshe, Bullgaria do të mirëpres Kosovën më 10 qershor në kryeqytet, Sofje.

(Kosova Sot Online)