De Ligt “trazon” ujërat: E vetmja gjë e sigurt është…

  • 16 May 2019 - 14:07
De Ligt “trazon” ujërat: E vetmja gjë e sigurt është…

Ajaxi është shpallur mbrëmjen e djeshme kampion në Holandë dhe fitoi trofeun e dytë sezonal. Lojtarët kanë kurorëzuar një sezon të shkëlqyer, i cili me shumë mundësi do të jetë i fundit me këtë fanellë për ta.

Pas ndeshjes në një prononcim për mediat Mathijs De Ligt, kapiteni i Ajax-it është pyetur për të ardhmen e tij.

“Nuk mund të them asgjë, më duhet të shohë situatat. E vetmja gjë e sigurt është që nuk kam firmosur me askënd”, ishin fjalët e holandezit.

Barcelona, Bayern, Liverpooli apo dhe Juventusi janë klubet, të cilat janë interesuar deri më tani. Barcelona duket se është në “pole”, por kjo deklarata e lojtari i trazon sërish ujërat.

(Kosova Sot Online)