Perisic kërkon Premier Ligën, ndryshojnë planet e kroatit

  • 16 May 2019 - 14:26
Perisic kërkon Premier Ligën, ndryshojnë planet e kroatit

Premier Liga është një ëndërr në sirtar për momentin për kroatin e Interit, Ivan Perisic. 30-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar në Angli. Gjatë merkatos së dimrit ai kishte dy oferta nga Arsenali dhe Manchester Unitedi por që nuk u pranuan nga Interi.

“Gazzeta Dello Sport” bën me dije se këto klube nuk do të shfaqin më sinjale për kroatin gjatë verës dhe tashmë mundësitë për t’u larguar nga Interi zbehen për Perisicin.

E vetmja ofertë që vjen nga Anglia është ajo e West Ham, e cila normalisht nuk pëlqehet nga kroati, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me Interin. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, i cili flitet se ka krijuar jo pak shqetësime në dhomat e zhveshjes te zikaltrit.

(Kosova Sot Online)