Feronikeli apo Prishtina, ku janë pikat e forta dhe dobëta të këtyre dy skuadrave sipas Arben Zhjeqit

  • 16 May 2019 - 15:53
Feronikeli apo Prishtina, ku janë pikat e forta dhe dobëta të këtyre dy skuadrave sipas Arben Zhjeqit

“Feronikeli është në presion, derisa Prishtina nuk ka çfarë të humb më”. Kështu e komenton ndeshjen ish futbollisti i Prishtinës, Arben Zhjeqi sipas të cilit të dielën adhuruesit e futbollit do të kenë rastin të ndjekin një ndeshje të madhe dhe shumë cilësore.

Zhjeqi në një bisedë për “Kosova Sot Online”, e ka favorizuar për një nuancë skuadrën e Feronikelit, kjo pasi perfekt që kaluan në fushën e vetë dhe para tifozëve të vetë, ajo në radhët e veta ka futbollistë më me përvojë sesa Prishtina të cilët mundën më lehtë ta përballojnë presionin.

Image

“Ndeshja ndërmjet Feronikelit e Prishtinës, do të jetë ndeshja më e vështirë e vitit, ku ka me qen një lojë nervash dhe me presione të shumta”, ka thënë Zhjeqi për “Kosova Sot Online”, duke e parashikuar “Niklin” për një nuancë më favorit.

“Edhe pse luan Feronikeli në shtëpi nuk do të thotë që Prishtina nuk ka shanse përkundër Feroniklit. Do të ketë shumë presion pasi luan në shtëpi dhe presioni është mbi ta, kurse sa i përket përvojës Feronikeli ka ma shumë lojtarë me provojë se Prishtina dhe këtu ka një përparësi të madhe”, vlerësoi Zhjeqi.

Image

“Prishtina në këtë ndeshje duhet të hyjë me të gjitha forcat dhe nuk ka vend për kalkulime. Nuk ka çfarë të humbë më, derisa Feronikeli edhe nëse humb e ka edhe finalen e Kupës.

Image

Në këtë ndeshje Feronikeli është në përparësi ku fusha, si vendas qon peshë shumë shpresoj që të na kënaqin me lojë se shumë pak lojë të mira këna pa në këtë stinor”, ka përfunduar Arben Zhjeqi.

(Kosova Sot Online)