Milani e kërkon mbrojtësin shqiptar

  • 16 May 2019 - 16:00
Milani e kërkon mbrojtësin shqiptar

Gazidis ka marrë vendimin për të bërë disa spastrime te organika e ekipit të Milanit. Mes tyre do të jenë dy mbrojtësit si Zapata dhe Abate.

Por padyshim që nuk mund të mbeten bosh dy vende në mbrojtje. Kështu Milani do të hidhet në sulm për të siguruar të paktën një qendërmbrojtës.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Milani ka hedhur sytë nga Shkodran Mustafi, lojtar i Arsenalit.

Mbojtësi nuk do të jetë në planet e londinezëve gjatë sezonit tjetër dhe kështu Milani mund të bëjë hapa përpara për të siguruar shërbimet e tij.

Image

(Kosova Sot Online)