E bujshme, Conte e do Xhakën te Inter-i

  • 16 May 2019 - 16:41
E bujshme, Conte e do Xhakën te Inter-i

Interi duket se do të bëjë një merkato angleze. Zikaltrit me shumë mundësi do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen dhe duan përforcime të kalibrit të lartë për të qenë kompetitiv në Evropë.

“Corriere Dello Sport” bën me dije se Interi është duke ndjekur gjashtë emra nga skuadra e Premier Ligës, ku mes tyre është dhe Granit Xhaka, i Arsenalit,

Gjithashtu nën vëzhgim janë dhe lojtarë si Danilo, Darmian, Gyndogan, Sanchez dhe Lukaku.

Interi pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në Itali, përsa i përket merkatos, pasi kërkon të thyejë hegjemomine 8 vjeçare të Juventusit

(Kosova Sot Online)