Kosova rikthen në ekip yllin e madh

  • 16 May 2019 - 17:38
Kosova  rikthen në ekip yllin e madh

Njëri nga futbollistët që ka kontribuar shumë në ekipin e kombëtares së Kosovës Anel Rashkaj, është rikthyer parë në fanellën e Kosovës.

Ish –kapiteni i Kosovës do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7, përkatësisht 10 qershor.

Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesor në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku.

Image

Futbollisti i cili aktivohet në pozitën e mesfushorit, në edicionin e fundit ka shfaqur formë shumë të mirë me ekipin Eskilstuna në Suedi.

(Kosova Sot Online)