Ferizaj zyrtarisht e siguron mbijetesën, Gjilani beson në mrekulli

  • 16 May 2019 - 18:03
Ferizaj zyrtarisht e siguron mbijetesën, Gjilani beson në mrekulli

Skuadra e Bylbyl Sokolit edhe zyrtarisht është e shpëtuar dhe e ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Ferizaj e ka mposhtur KEK-un në udhëtim me rezultat 5:2 për të siguruar pikët që i mjaftojnë për të bërë gjumin e qetë në përfundimin e këtij kampionati.

“Ujqit” kanë grumbulluar tashmë 43 pikë dhe ndodhen në pozitën e pestë të renditjes tabelare, duke tejkaluar gjithë rivalët e tjerë që po luftojnë për ti ikur barazhit.

Për ti ikur zonës së barazhit po lufton edhe Gjilanit që mund të beson në një mrekulli, pasi vetëm diçka e tillë i shpëton nga ndeshja e “knock outit”.

Të besuarit e Gentjan Mezanit triumfuan bindshëm përballë Lirisë me rezultat 4:0 sa për ti shtuar vetës besimin para dy “finaleve” tashmë të mbetura.

(Kosova Sot Online)