Pas 2 orë takim, Allegri largohet nga zyrat bardhezi!

  • 16 May 2019 - 18:19
Pas 2 orë takim, Allegri largohet nga zyrat bardhezi!

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, aktualisht ka lënë mbledhjen me presidentin bardhezi, Agnelli, por edhe drejtorin sportiv Paratici dhe Pavel Nedvedin. Sipas medieve ka zgjatur thuajse 2 orë. Një takim që duhet të ishte zhvilluar ditën e mërkurë, por që është shtyrë, edhe pse sipas medieve, Agnelli dhe Allegri kanë darkuar bashkë.

Sot pritet një vendim në mbrëmje, nëse do të ketë rinovim mes palëve, apo rrugët do të ndahen këtu, pra me një divorc me konsensus. Në tavolinë po diskutohet e ardhmja, merkato, kërkesat e Allegrit, nga disa largime të bujshme te afrime po aq të bujshme.

(Kosova Sot Online)