Kurdisjet e fundit, a po e bëjnë UEFA-n t’i bie pishman që na ka pranuar?

  • 16 May 2019 - 19:19
Kurdisjet e fundit, a po e bëjnë UEFA-n t’i bie pishman që na ka pranuar?

Kampionati i sivjetmë me të drejtë është cilësuar si njëri nga më të mirët e pasluftës. Rivaliteti shumë i madh si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë, ku edhe pse ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur ende shumëçka ka mbetur e hapur, e ka bërë këtë kampionat tejet joshës për tu ndjekur.

Megjithatë, janë ndeshjet e parafundit ato që i kanë dhënë një “shuplakë” të madhe këtij kampionati që tashmë mund të thuhet se e kanë rrëzuar përtokë.

Image

Kurdisja e tri ndeshjeve nga katër sa janë zhvilluar të mërkurën është vërtete për keqardhje, derisa zhurmën më të madhe e ka quar ndeshja Llapi – Feronikeli, ku mysafirët fituan pa shumë telashe në Podujevë. Kanë qenë zyrtarët e Prishtinës ata që hapur e kanë akuzuar Llapin që e ka lëshuar lojën.

Njëri nga futbollistët më me përvojë në Kosovë, Robert Gjeraj në një bisedë për “Kosova Sot Online”, ka thënë se është për keqardhje të flasim për kurdisje të ndeshjeve në këtë finish të kampionatit i cili deri tash ishte vërtet madhështor.

“Unë mendoj se është kampionati më i miri deri tash, mirëpo ndeshjet e fundit është e vërtetë që lënë shumë për të dëshiruar, sepse këto ndeshje mund të kenë pasoja edhe edicionet e ardhshme”, ka thënë për “Kosova Sot Online”, Robert Gjeraj.

Image

“Nëse vetëm ka pas diçka ose manipulime, e është shumë e dhimbshme të përfolët për ndonjë manipulim, sikur i treguam Evropës që nuk ka gabuar që na ka pranuan në instancat më të larta të futbollit.

Gjithsesi, fundi i kampionatit në çdo shtet të botës mundet të ketë lëshime, mirëpo ato janë shumë të vogla sa që nuk vërehen fare, por tek ne si duket është bërë edhe si fenomen”, vlerësoi Gjeraj për “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj që krejt klubet e Superligës kanë rënë prej ligës secila të paktën nga njëherë, edhe e dimë mirë që luhet futboll edhe në Ligën e Parë, kështu që duhet të vetëdijesohemi që të luajnë futboll deri në maksimum, sepse tek e fundit kjo është bukuria e futbollit.

Edhe Liga e Parë është e mirë, ndoshta për ndonjë klub është që të organizohet edhe më mirë sepse e shohin që duhet organizim më i mirë”, ka përfunduar Robert Gjeraj.

Image

(Kosova Sot Online)