Ky është futbollisti më i pasur britanez

  • 16 May 2019 - 21:57
Ky është futbollisti më i pasur britanez

Me përfundimin e sezonit në Premier League, tabloidi “The Sunday Time” ka publikuar rezultatet e studimit të kryer mbi listimin e 17 sportistëve yje nën moshën 30 vjeç britanikë, ose me qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar, më të pasur.

Ndërkohë që yjet e Manchester City dhe Manchester United sundojnë majat e listës, mes surprizave të përfshira në këtë klasifikim ishin edhe Daniel Sturridge i Liverpool i paraprirë nga Theo Walcott i Everton.

 

Sulmuesi i “Të Kuqve” dhe përfaqësueses së Anglisë u transferua nga Chelsea te Liverpool në janar të vitit 2013, duke lënë gjurmë përkrah Luis Suarez, asaj kohe lider i sulmit të të kuqve, duke shënuar gola pa fund.

Në klasifikimin e ri, Sturridge e sheh pasurinë e tij të shtohet £3milion për të kapur shumën e £22 milionëve, ndërkohë që Ëalcott shijoi rritjen nga £26 milionë në £29 milionë.

Ylli i golfit nga Irlanda e Veriut, Rory McIlroy është kurorëzuar për të dytin vit radhazi si sportisti britanik nën moshën 30 vjeç, më i pasur. Thesari i tij ka pësuar një rritje prej £28 milionë, për të kapur shumën e £138 milionë.

Më i pasuri mes futbollistëve në këtë listë është uellsiani Gareth Bale, që aktualisht luan te Real Madrid, ndërkohë që i huaji me pasurinë më të madhe që ushtron aktivitetin e tij futbollistik në UK është Sergio Aguero që aktivizohet në Premier League me kampionët e Anglisë, Manchester City.

Image

I katërti në listën e përgjithshme dhe i pari për sportin e boksit është kampioni i ringut, Anthony Joshua, ndërkohë që lista mbyllet me dyshen Harry Kane dhe Romelu Lukaku, që mbajnë vendin e 16 dhe 17 me £16 milionë.

17 sportistët më të pasur në UK U-30

Rory McIlroy - £138m

Gareth Bale - £94m

Sergio Aguero - £58m

Anthony Joshua - £49m

Mesut Ozil - £42m

Eden Hazard - £40m

Alexis Sanchez - £39m

Paul Pogba - £37m

Theo Ëalcott - £29m

Ëillian - £27m

Kevin De Bruyne - £25m

David De Gea - £24m

Daniel Sturridge - £22m

Andy Carroll - £19m

Raheem Sterling - £18m

Harry Kane - £16m / Romelu Lukaku - £16m (Kosova Sot Online)