Scaloni publikon listën e Argjentinës me shumë befasi

  • 16 May 2019 - 22:27
Scaloni publikon listën e Argjentinës me shumë befasi

Me Kupën e Amerikës në prag, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar edhe listën me emrat e 40 futbollistëve që do të grumbullojë paraprakisht, për të përzgjedhur më pas vetëm 23 që do të përfaqësojnë “albicelestët” në kompeticion.

Në listën paraprake bëjnë pjesë edhe emrat e Paulo Dybalës, Lautaro Martinezit dhe Mauro Icardit, ndonëse ky i fundit u la jashtë për miqësoret e marsit, pas problemeve që pati me klubin e Interit.

Kujtojmë që Kupa e Amerikës do të startojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 7 korrik, ndërsa vendi mikpritës i këtij kompeticioni do të jetë Brazili.

Më poshtë po ju sjellim edhe listën me 40 emrat paraprakë të grumbulluar nga Scaloni:

Portierë: Franco Armani (River Plate), Esteban Andrada (Boca Juniors), Agustin Marchesin (Club America), Juan Musso (Udinese), Geronimo Rulli (Real Sociedad)

Mbrojtës: Renzo Saravia (Racing), Gabriel Mercado (Sevilla), Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Walter Kanemann (Gremio), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Marcos Acuna (Sporting Lisbon), Ramiro Funes Mori (Villarreal), Juan Foyth (Tottenham Hotspur)

Mesfushorë/sulmues: Leandro Paredes (PSG), Giovani Lo Celso (Real Betis), Exequiel Palacios (River Plate), Guido Rodriguez (Club America), Roberto Pereyra (Watford), Rodrigo De Paul (Udinese), Matias Zaracho (Racing), Angel Di Maria (PSG), Gonzalo Martinez (Atlanta United), Paulo Dybala (Juventus), Maximiliano Meza (Monterrey), Ivan Marcone (Boca Juniors), Lionel Messi (FC Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Lautaro Martinez (Inter Milan), Angel Correa (Atletico Madrid), Matias Suarez (River Plate), Mauro Icardi (Inter Milan).

(Kosova Sot Online)