Tronditet Gattuso, Milan ofertë trajnerit të madh

  • 16 May 2019 - 22:53
Tronditet Gattuso, Milan ofertë trajnerit të madh

Maurizzio Sarri mund të jetë pasardhësi i Gennaro Gattusos në stolin e Milanit. Sipas “Sportmediaset”, administratori i deleguar, Ivan Gazidis në orët e ardhme do të jetë në Londër për t’u takuar me teknikun italian dhe për ta bindur këtë të fundit që të ulet në stolin kuqezi, duke “djegur” kështu Romën që ka shfaqur interes për trajnerin aktual të Chelsea-t.

Milani është gati t’i ofrojë Sarrit një kontratë 3 vjeçare dhe një pagë prej 3 milionë euro në sezon. Në takimin që pritet të mbahet në Londër, Gazidis, do t’i paraqesë teknikut projektin për rikthimin e Milanit në majat e futbollit Evropian.

Image

(Kosova Sot Online)