Milionat që do t’i humbasë City nëse përjashtohet nga Champions League

  • 16 May 2019 - 23:36
Milionat që do t’i humbasë City nëse përjashtohet nga Champions League

Manchester City mund të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve për shkak të mashtrimeve financiare.

“New York Times” ka raportuar së fundmi se UEFA është shumë afër që të marrë vendimin për përjashtimin e klubit anglez nga kompeticioni elitar evropian për klube.

Mediet angleze shkruajë se një përjashtim eventual i Cityt nga Liga e Kampionëve, do t’i shkakonte shumë dëme financiare klubit.

Skuadra e Pep Guardiolas mund të ketë deri në 86.95 milionë euro humbje nëse përjashtohet nga Liga e Kampionëve.


(Kosova Sot Online)