Bayerni lë të kuptohet për të ardhmen e Jamesit

  • 17 May 2019 - 10:28
Bayerni lë të kuptohet për të ardhmen e Jamesit

James Rodriguez nuk paraqitet në asnjërën prej fotografive reklamuese të Bayern Munichut për fanellat e sezonit të ardhshëm. Kjo gjë lë të kuptohet se bavarezët nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për ta blerë përfundimisht kolumbianin nga Real Madridi.

Përderisa në rrjete sociale dhe në video nuk është reklamuar fare James Rodriguezi me fanellat e reja, mesfushorin mund ta shihni me këtë veshje vetëm në faqen zyrtare të klubit gjerman, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se kjo mund të jetë shenjë se futbollisti kolumbian do të kthehet në Real Madridi, pasi i kaloi dy sezonet e fundit në Bayern Munich, në formë huazimi. 

Robert Lewandowski, David Alaba, Manuel Neuer dhe Thomas Muller janë futbollistët e tjerë të Bayernit, të cilët paraqiten në videot dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale për ta promovuar fanellën.

As Thiago, Jerome Boateng, Niklas Sule dhe Alphonso Davies nuk janë të përfshirë në këtë fushatë promovuese, megjithatë Rodriguez është i vetmi yll që mbeti jashtë saj. 


(Kosova Sot Online)