Pensionohet Iker Casillas

  • 17 May 2019 - 10:46
Pensionohet Iker Casillas

Iker  Casillas është pensionuar nga futbolli.

Pas një karriere të pasura 21 vjeçare në futboll, legjenda e Spanjës ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pas një sulmi të pësuar në zemër në fillim të këtij muaji.

37 vjeçari që ka veshur 167 herë fanellën e Spanjës, ka vendosur t’i dorëzojë dorëzat, për t’u larguar nga futbolli profesionist. 

Casillas gjatë karrierës së tij, kohën më të madhe e ka kaluar te Real Madrid, me të cilën skuadër ka fituar pesë tituj të La Ligas. Ai po ashtu ka fituar edhe dy tituj të Evropës dhe një kupë të botës me Spanjën.

Që nga viti 2015, Casillas ka mbrojtur portën e skuadrës portugeze, Porto.


(Kosova Sot Online)