Vendimi i trajnerit për ndeshjen kundër Kosovës ngjall debat në Bullgari

  • 17 May 2019 - 10:49
Vendimi i trajnerit për ndeshjen kundër Kosovës ngjall debat në Bullgari

Lista e skuadrës së Kombëtares së Bullgarisë, që trajneri Krasimir Balakovi e zgjodhi për ndeshjet kundër Kosovës dhe Republikës Çeke, ka ngjallur një debat të madh në Bullgari.

Presidenti i klubit Slavia Sofia dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës bullgare, Ventseslav Stofanov, nuk u pajtua me listën e lojtarëve që trajneri i ri i Bullgarisë i zgjodhi për dy ndeshjet e ardhshme, duke i quajtur ato politike.

“Nuk doja të flas për këto gjëra, por është e nevojshme. Nuk ka mundësi. Sinqerisht, unë nuk prisja që Krassimir Balakov, një person i respektuar në të gjithë Bullgarinë, do ta fillonte punën në Unionin e Futbollit të Bullgarisë si trajner i ekipit kombëtar”, ka thënë Stefanov për gazetën bullgare, Blitz.

“Por, shikeni listën e lojtarëve që i ka ftuar për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Kosovës. Nga ekipi i tij, Etari, ai i ka ftuar shumë lojtarë, të cilët nuk janë gati ta përfaqësojnë Bullgarinë. Hristo Ivanov në portë?”.

“Nuk dua të flas për këtë gjë, por nuhas anshmëri ndaj klubeve dhe interesa menaxherial. Mund të mos e kem mirë, të mos bëhem profet i keq. Por, asgjë e mirë nuk do të na presë nëse vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtin vend”.

“Si do të ndryshojë ekipi ynë kombëtar? Si do ta arrijë maksimumin e potencialit? Si do të arrijmë të garojmë përsëri në një forum të madh”, përfundoi Stefanov.

Megjithatë, trajneri Krasimir Balakov, i cili u emërua në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Bullgarisë vetëm para tri ditëve, iu përgjigj menjëherë kritikave të Stefanovit.

“Nuk jam aspak i habitur. E publikova listën e lojtarëve në mënyrë që gjarpërinjtë të shuajnë urinë tani dhe t’i lënë lojtarët rehat më 29 maj, kur fillojnë stërvitjet. Kjo është zgjedhja ime dhe qëllimi është që Bullgaria të përfaqësohet sa mirë kundër Republikës Çeke dhe Kosovës”, ka thënë Balakov për Sportal.

“Megjithatë, Stefanovc, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Futbollit të Bullgarisë, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk është mirë për Kombëtaren të bëhen deklarata të tilla menjëherë pas emërimit tim. Të gjithë duhet ta kemi të njëjtin qëllim: që Bullgaria të kualifikohet në EURO 2020”.
 

Image

Ekipi kombëtar i Kosovës do të përballet me Bullgarinë më 10 qershor të këtij viti në stadiumin “Vasil Levski”, ndërsa tri ditë më parë Bullgaria do të udhëtojë në Republikën Çeke për ndeshjen tjetër të muajit qershor.

Këto tri skuadra të lartpërmendura garojnë në Grupin A të kualifikimeve të Kampionatin Evropian 2020. 

Momentalisht, Kosova renditet në pozitën e tretë, një pozitë më poshtë se Bullgaria, e cila megjithatë e ka zhvilluar një ndeshje më shumë se ajo.

Tabela e Grupit A të kualifikimeve për EURO 2020:
 

Dy ditë më parë, Bullgaria e emëroi në pozitën e trajnerit Krasimir Balakovin, dikur ish-futbollist i njohur bullgar.


(Kosova Sot  Online)