Klubi anglez interesohet për Muriçin

  • 17 May 2019 - 11:02
Klubi anglez interesohet për Muriçin

Afati kalimtar i verës është hapur dje në Angli dhe Preston North End nuk ka humbur aspak kohë për ta shprehur interesimin për portierin kosovar të Manchester Cityt, Arijanet Muriçin.

Preston e përfundoi sezonin duke u pozicionuar në pozitën e 14-të në tabelën e Championshipit, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Portierit Declan Rudd i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Prestonin, por klubi anglez dëshiron që ta sjellë një portier më të mirë për sezonin tjetër.

Qëllimi që sezonin tjetër ta arrijë promovimin në Premierligë e ka shtyrë Prestonin që ta kërkojë portierin e ri të talentuar të Manchester Cityt, Arijanet Muri 135in, i cili vitin e kaluar debutoi edhe për ekipin kombëtar të Kosovës.

20-vjeçari kosovar e ka kaluar këtë sezon si zgjedhje e dytë për pozitën e portierit të Manchester Unitedit, pas Edersonit. Ai luajti në disa ndeshje në Carabao Cup dhe e mbajti portën e paprekur në katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara.

Për më tepër, Muriçi i ka edhe tri paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës. I lindur në Zvicër, ai luajti për Malin e Zi kur ishte më i ri, megjithatë vendosi t’i përfaqësojë Dardanët vitin e kaluar.

Vetëm para disa ditëve, The Sun raportoi se Manchester City dëshiron ta huazojë Muriçin për sezonin e ardhshëm. Muriçi e kishte nisur edhe këtë sezon i huazuar, mirëpo Manchester City ishte detyruar ta thërrasë kur Claudio Bravo u lëndua. 

Dje, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e zgjodhi ekipin më të mirë të vitit në Premierligë me lojtarë nën moshën 21-vjeçare dhe në pozitën e portierit e zgjodhi Muriçin.

 “Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriçin. Në moshën 20-vjeçare zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premierligën me Manchester Cityn. Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë për Kupën EFL. Muriçi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për të fituar titullin, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për portierin.

Ky është ekipi U-21 më i mirë në Premierligë, sipas “Goal.com”:
 

Image




(Kosova Sot Online)