Vdes papritur luftëtarja e njohur e wrestling

  • 17 May 2019 - 11:22
Vdes papritur luftëtarja e njohur e wrestling

Ish ylli i WWE (Wrestling), Ashley Massaro, ka ndërruar jetë papritur në moshën 39 vjeçare, pasi është dërguar në spital nga shtëpia e saj në Long Island.
 

Luftëtarja e Wrestling dhe modelja, që ka garuar në WWE mes viteve 2005 dhe 2008, është konfirmuar e vdekur nga policia.

WWE në komunikatën e lëshuar thotë se është “pikëlluar më të mësuar për vdekjen tragjike të ish yllit Ashley Massaro”, duke ofruar ngushëllime për familjen e saj.

Ashley i ishte bashkuar WWE në vitin 2005 pas triumfit në ‘Raw Diva Search’. 

Dy vite më vonë ajo ishte pjesë e luftërave më të mëdha në karrierën e saj, duke garuar përballë Melina në Wrestlemania 23 për kampionatin e femrave në WWE.

Vdekja e Ashley erdhi dhjetë ditë para se ajo të festonte ditëlindjen e 40.

(Kosova Sot Online)