Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

  • 17 May 2019 - 11:30
Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Yuka Nishida, ish-xhudistja e njohur japoneze e ka vlerësuar lart xhudisten tonë, Majlinda Kelmendin.

Sportistja 33-vjeçare ka fituar titullin e botës në vitin 2010 gjersa ka edhe dy medalje të tjera nga kampionatet botërore.

Japonezja ka garuar sa ishte aktive në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku garon edhe kampionia shqiptare.

“Në kategorinë time të mëparshme, 52 kg, ka shumë lojtarë të mëdhenj, veçanërisht Shishime Ai, Abe Uta dhe Majlinda Kelmendi. Ato kanë demonstruar se mund të garojnë vazhdimisht në një nivel shumë të lartë. Kampionati botëror në Tokio këtë vit do të jetë një nga ngjarjet kryesore të Tokio 2020”, pohoi ajo për ueb-faqen zyrtare të xhudos, IJF. 

Kujtojmë se Majlinda në fillim të karrierës është përballur dy herë me Nishidan dhe ka pësuar humbje.

Ndryshe, Kelmendi llogaritet pretendente për medalje në Tokio, në botërorin e këtij viti dhe në Olimpiadën e vitit tjetër. 

Image




(Kosova Sot Online)